Sheffield United shënoi në minutën e 90-të

Sheffield United shënoi në minutën e 90-të

Përfundoi pa fitues ndeshja e xhiros së 13-të, ndërmjet Sheffield United dhe Manchester United.

Sheffiield dolën të parët në epërsi me golin e John Fleck (19’), ndërsa në minutën e 52-të Musset e dyfishoi rezultatin. Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, Manchester United arriti të shënojë tri gola brenda 10 minutave për të dale në epërsi. McBurine shënoi në minutën e 90-të për t’i mohuar tri pikë “Djajve të Kuq”. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:3.

Sheffield United tani mban pozitën e gjashtë me 18 pikë, kurse Man Utd në vendin e 9 me një pikë më pak./21Media