Kanë përfunduar gërmimet të cilat filluan sot në fshatin Stançiq të Gjilanit ku dyshohej për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit e Kosovës, Prenk Gjetaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në këtë vend nuk ka gjetje të mbetjeve mortore.

Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës sot ka mbajtur një seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.

21 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë ende janë  edhe 1 mijë e 643 persona të pagjetur/21Media