Borussia Dortmund nuk është duke negociuar me Barcelonën rreth transferimit të Ousmane Dembele, ka thënë drejtori sportiv Michael Zorc

Borussia Dortmund nuk është duke negociuar me Barcelonën rreth transferimit të Ousmane Dembele, ka thënë drejtori sportiv Michael Zorc

Dembele ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2021. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka pasur 12 asistime në debutimin e tij në Bundesligë.

Performancat e futbollistit francez kanë tërhequr vëmendjen e Barcelonës.

Raportimet në Spanjë dhe Gjermani kanë bërë të ditur se ai është pajtuar për një kontratë pesëvjeçare me Barcelonën dhe se po pritet që të dyja skuadrat të kompletojnë transferimin.

Por, Zorc ka mohuar ekzistimin e negociatave të tilla dhe ka insistuar se Dembele do të qëndrojë në “Signal Iduna Park”.

“Ousmane Dembele ka kontratë afatgjate dhe ai është në planet tona. Nuk ka negociata. Ai do të luajë për BVB në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Zorc për Funke-Mediengruppe./21Media