Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë ndër çiftet më simpatike të showbizit shqiptar. Duke pasur parasysh faktin se kanë numër të madh të fansave, çifti po tregohet aktiv në rrjete sociale. Aktorët po publikojnë në instagram pamje të shumta nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, Jonida ka publikuar disa imazhe tejet të veçanta me të bukurën e saj, vajzën Emi-n. Krahas imazheve, artistja ka theksuar se për të nuk ka vit më të bukur 2020, shkruan rtv21.tv

“Nuk ka per mua vit me te bukur se ky, se festoj me ty e vogla ime. E ke bere jeten time te bukur si ne perralla! Te do mama dhe baba @besnikkrapi pa fund Emi jone, fryma jone!”, ka shkruar aktorja krahas fotove në instagram, ku ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që, Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi janë martuar në shtator të vitit 2019, ndërsa janë bërë prindër të vajzës, Emi, në muajin qershor./21Media