Nuk kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare, reagoi Apostolova
9 Korrik 2020
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka deklaruar se është zhgënjyer nga deputetët e Kosovës pasi ata nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme.
Sipas saj, mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të kosovës po i pamundësojnë qytetarëve të përfitojnë nga përkrahja ndërkombëtare dhe fondeve të BE-së
“Thellësisht e zhgënjyer nga deputetët që nuk arritën të ratifikojnë edhe një herë tjetër marrëveshjet ndërkombëtare sot. Mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të kosovës po i pamundësojnë qytetarëve të përfitojnë nga përkrahja ndërkombëtare dhe fondeve të BE-së”, ka shkruar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Deeply disappointed with MPs failing to ratify yet another time international agreements today. Political bickering of KS people representatives is depriving the citizens to benefit from international and EU funds and support.
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) July 9, 2020
Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend në seancën e sotme nuk kanë kaluar pesë marrëveshjet financiare ndërkombëtare. Deputetët votuan me 75 vota pro projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për projektin e fuqizimit të sektorit financiar. Mirëpo, ky projektligj nuk kaloi për shkak të mungesë së kuorumit. /21Media