Nga 100 deputetë në sallë, 60 votuan pro dhe 32 kundër mocionit procedural të Lëvizjes Vetëvendosje, për futjen në rend dite ratifikimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i cili nuk kaloi.

Deputetët e opozitës thanë se ky proces duhet të kthehet në pikën zero.

Arben Gashi, deputet i LDK-së tha çdo propozim që vjen nga Qeveria po tentohet të shkohet jashtë procedurës.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se janë kundër futjes së rend të ditës, duke shtuar se një nga anëtarët e Këshillit është “nip i Qeverisë suaj dhe ju ftojmë që nipat t’i leni për dasma”.

Kurse sipas deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, Qeveria po kontrabandon tema për t’i kapur institucionet e pavarura./21Media