65 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, por kjo nuk mjaftoi që ky propozim të kalojë.

39 deputetë votuan kundër, duke bërë kështu që Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, miratuar nga Qeveria Kurti, të mos kalojë. Pritet që ky projektligj ta marrë rrugën e zakonshme të procedimit.

Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalur partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje./21Media