“Nuk kam më çka të jap te Ferizaj”, Munishi jep dorëheqje

Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të klubit të Ferizajt.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Munishi dhe klubi i Ferizajt, përmes komunikatave në “Facebook”.
“Dje e kuptova se nuk kam më çka të jap te klubi i FC Ferizaj, prandaj ofrova dorëheqjen e parevokueshme. Shumë suksese në vazhdim”, shkroi Munishi.
“Të nderuar tifozë, FC Ferizaj ju njofton se pas një periudhe më shumë se 5 mujore në krye të shtabit teknik, Ismet Munishi ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit.
Me këtë rast, FC Ferizaj, e falenderon përzemërsisht trajnerin Munishi për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë”, shkruante në komunikatën e Ferizajt.
Ferizaj momentalisht zë vendin e katërt në Ligën e Parë në Grupin B me 14 pikë të arkëtuara, shtatë pikë larg vendit të parë, Ulpianës.