Nuk kërkohet test PCR për të hyrë nga Serbia në Kosovë
23 Dhjetor 2020
Qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga Serbia nuk do të iu kërkohet test negatvi PCR për Covd-19. Kjo u bë e ditur nga Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.
“Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR për COVID-19”, ka shkruar ai në Twitter.
Njoftimi i tij erdhi pas hyrjes në fuqi të masave të reja anit-Covid në Kosovë./21Media