​Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ngrin liqeni i dytë më i kripur në botë

Liqeni Issyk-Kul është një destinacion i preferuar pushimesh në Kirgistan dhe jo vetëm. Ky liqen vizitohet çdo vit nga mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës. Issyk-Kul përkthehet si “liqen i nxehtë” në Kirgistan dhe ka marrë këtë emër për shkak se temperatura e ujit këtu nuk bie në minus as në dimër, kështu që liqeni nuk ngrin kurrë.
Por këtë vit diçka e pazakontë ka ndodhur liqeni ka ngrirë për shkak të temperaturave ekstreme. Një vendas që foli për agjencinë e lajmeve Reuters u shpreh se ai dhe fqinjët e tij nuk e kishin parë kurrë liqenin të ngrinte.
“Akulli ka shkuar në rreth 150 metra nga bregu në qendër të liqenit. Kishte gurë të mëdhenj akulli, por të gjithë janë copëtuar. Në disa vende akulli është 1.5 metra i trashë. Ne, vendasit nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Është diçka e re për ne”.
Liqeni ndodhet në një lartësi prej 1608 metrash mbi nivelin e detit dhe zë vendin e shtatë në listën e liqeneve më të thellë në botë është i dhjeti më i madhi për nga vëllimi dhe liqeni i dytë i kripur në botë.

Back to top button