Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti njoftoi se sot  nuk ka ndodhur tërmet në Kosovë.

Sipas tij, në ora 15:25 ka ndodhur një tërmet me shkallë 4.7 apo 4.8 në Maqedoninë e Veriut dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë

Nuk kishte tërmet në Kosovë!  Sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, para pak minutave në ora 15:25 ka ndodhur një tërmet me shkallë 4.7 apo 4.8 në Maqedoninë e Veriut dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në lidhje me këtë Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i përcjellin informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës “duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”./21Media

Nuk kishte tërmet në Kosovë!

Sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, para pak minutave në ora 15:25 ka ndoshur një…

Posted by Tahir Ahmeti on Wednesday, November 11, 2020