Nuk mjafton goli i Xhakës, Arsenali kthehet me vetëm një pikë nga Southamptoni

Arsenali nuk ka arritur që t’i rrëmbejë tre pikë të plota nga ballafaqimi me Southamptonin në udhëtim duke barazuar me rezultat 1-1.
“Topçinjtë” e nisën shumë mirë ndeshje duke gjetur golin e epërsisë pas vetëm 11’ minutave lojë. Realizues pas një aksioni të bukur ishte Granit Xhaka i cili u asistua nga White.
Me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim, por vendasit u treguan shumë më kërkues në pjesën e dytë.
Kur po zhvillohej minuta e 65-të, një asistim nga Elyounoussi u kthye në gol nga Armstrong, duke kthyer kështu baraspeshën në rezultat.
Deri në fund të ndeshjes, skuadra e Mikel Artetas provoi që ta rikthente avantazhin, por përkundër zëvendësimeve të bëra si Nketiah, Tierney dhe Viera, goli i dytë dhe i fitores nuk erdhi.
Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet lider i tabelës në Premier Ligë me 26 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e dytë.

Back to top button