Regjisori Ben Apolloni sot u shpreh se në vendin tonë ka shumë probleme në fushën e kulturës. Apolloni tha se nuk mund të bëhet shtet nëse nuk ka kulturë, shkruan rtv21.tv

Ai tha se sa i përket problemeve në kulturë ka zëra kritikë, por jo edhe aq shumë sa do të duhej të kishte. Sipas Apollonit, njerëzit që kanë qenë në pushtet në 20 vitet e fundit kanë krijuar një lloj rregulli, sepse siç tha regjisori, ata që kritikojnë nuk mund të fitojnë projekte./21Media