Tashmë kur shumë projekte janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, seriali i cili po thyen rrjetin “La Casa de Papel “ e që transmetohet në Netflix si duket nuk e ka plan të ndalet.

Në bazë të  një fotografie të publikuar në Instagram nga personazhi kryesor Alvaro Morte, kuptohet se seriali ka filluar xhirimet e sezonit të pestë, shkruan portali rtv21.tv

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, ka shkruar ai poshtë fotos.

Pa dyshim që kjo ka gëzuar fansat të cilët  e presin me padurim, duke marrë parasysh faktin se sezoni i katërt (premiera e të cilës u dha në fillim të prillit) ka përfunduar me shumë pikëpyetje të shtjellimit të ngjarjes.

Andaj bëhuni gati banda e famshme e “La Casa De Papel” po rikthehet./21Media