Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona janë ndaluar në Komunën e Prizrenit dhe nga një person është ndaluar në Mitrovicë të Jugut dhe Pejë.

Që prej 18 majit, në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, deri më tani janë regjistruar 1 mijë e 25 raste me koronavirus. Prej tyre, 782 janë shëruar dhe 29 pacientë kanë vdekur./21Media