Për shkak të mos respektimit të masave ndaj COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit janë shqiptuar 566 gjoba nga Policia. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19, janë në vend.

Ndërsa siç bënë të ditur policia gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe 25 aksidente të tjera trafiku me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale. Policia gjatë 24-orëve  ka shqiptuar 720 tiketa trafiku.

Ndërsa për vepra të ndryshe janë arrestuar 20 persona, derisa 8 janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një në vuajte të dënimit./21Media