Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Novosellë të Kamenicës, tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar nga njësiti policor.

Sipas Policisë, të njëjtit nuk e respektuan vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndaj të dyshuarve me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe të njëjtit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë në Prishtinë. /21Media