Një nga çerdhet në Komunën e Fushë-Kosovës sot nuk e ka filluar punën pasi që është një rast i dyshimtë si e infektuar me Covid-19.

Sipas një njoftimi të komunës thuhet se arsyeja e mos hapjes është pikërisht se një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga Komuna e Vushtrrisë

“Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës: Institucioni Edukativ, Arsimorë, Parashkollorë “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.
Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkaq u theksua se në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast, atëherë do të merret vendimi për hapjen e kësaj çerdheje./21Media