“Nuk do ta lejojmë askënd ta kthejë Shqipërinë mbrapa”

Partia Socialiste e Shqipërisë ka thënë se nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër që ta kthej Shqipërinë mbrapa

Partia Socialiste e Shqipërisë me anë të një deklarate për shtyp është shprehur të enjten se, Berisha dhe Basha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë, përveç se t’i quajnë “mafiozë” partnerët evropianë të Shqipërisë, të bllokojnë Vettingun dhe të shuajnë çdo fije shprese të shqiptarëve për zhvillim dhe mirëqenie ekonomike.

“Ata mund të ofrojnë vetëm gënjeshtra nga çadra e tyre, e cila është kthyer tashmë në strehën e fshehjes të së vërtetës nga realiteti. Tashmë po bëhet përherë e më e qartë për të gjithë shqiptarët, se kjo çadër nuk ka as plan dhe as shpresë për t’i ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve, përveç thirrjeve dhe kërcënimeve për dhunë””, thuhet në deklaratë.

PS-ja thekson se, “nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër ta kthejë Shqipërinë mbrapa në të kaluarën e kaosit dhe paligjshmërisë; dhe ne nuk do të lejojmë askënd të bllokojë rrugën tonë drejt Evropës dhe drejt shpresës për drejtësi e më tepër vende të reja pune”.

Back to top button