Me të shtëna nisi dita e 12 nëntorit në Vushtrri.

Për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një prone një person tentoi ta kryente një vrasje.

Policia ka njoftuar se nga ky rast nuk ka të lënduar, por janë arrestuar 2 të dyshuar dhe janë sekuestruar armë e municion.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një AK 47 me dy karikatorë dhe 31 fishekë dhe një gëzhojë e armës tytëshkurtër”, ka njoftuar policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pasi janë intervistuar të dyshuarit, njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media