Nuk u votuan komisionet parlamentare, mbledhja e kryesisë në orën 14:00

Mbledhja e kryesisë në orën 14:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të votojnë ndryshimin e rregullores së Kuvendit, konkretisht ndryshimin e numrit të komisioneve nga 16-të në 14-të. Kjo pasiqë, votimi nuk ishte i vlefshëm, meqë nuk morën pjesë 80 deputetë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani mbylli seancën dhe e ftoi mbledhjen e kryesisë për të proceduar për këtë çështje.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit u caktua për në orën 14:00, e cila pastaj do të vendosë për mbajtjen e seancës së ardhshme./21Media

Back to top button