Kili, Argjentina, Peruja dhe Kolumbia kanë raportuar shifra rekord të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, që zgjon shqetësimet për rritjen e përhapjes së virusit në Amerikën Latine.

Për shkak të rritjes së rasteve, autoritetet shëndetësore thonë se ky kontinent tani është epiqendra e pandemisë globale. Për shkak se disa qeverive u mungojnë burimet adekuate të testimit, ka frikë se numri i vërtetë i rasteve është më i madh sesa raportohet.

Në Brazil janë raportuar 20 mijë e 894 raste të reja të shtunën, shifra më e lartë në kontinent. Ky shtet ka numrin më të lartë të viktimave dhe rasteve në botë nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Meksikë, numri i rasteve është rritur ndjeshëm në tri ditët e fundit, është vendi i katërt me numrin më të madh të rasteve të reja të regjistruara në Amerikën Latine./21Media