Ka kaluar më shumë se një vit që nga koha kur pandemia Covid-19 shpërtheu gjithandej globit.

Krahas besimit se virusi rrallë herë prek fëmijët, në Brazil kanë vdekur rreth 1.300 foshnje nga Covid-19.

Një rast i ngjajshëm ka ndodhur kohët e fundit, kur Jessika, nëna e viktimës një vjeçare të Covid-19, shkoi të testonte djalin e saj, për shkak të disa simptomave të cilat i ishin paraqitur atij.

Në ndërkohë, mjeku te i cili e dërgoi, refuzoi t’ia bënte një test djalit, duke pohuar se simptomat të cilat ai i kishte nuk përkonin me ato të Covid-19.

Dy muaj më vonë një vjeçari vdiq, pas disa komplikimeve të shfaqura.

Në fillim nëna e tij pretendoi se kishte diçka që nuk shkonte me djalin e saj, ai ishte një fëmijë që gjatë gjithë kohës ishte duke ngrënë diçka dhe papritmas humbi apetitin tërësisht.

“Si fillim mendova se kishte të bënte me fazën e dhëmbëve, kur fëmijëve u fillojnë t’u dalin dhëmbët, ata nuk hanë shumë”, tha Jessika.

Mjeku i tyre u tha se nuk ka nevojë të brengosën dhe se nuk ka nevojë për një test Covidi ngaqë mund të jetë një inflamacion i thjeshtë që kryesisht ka të bëjë me ftohje fyti.

“U dërgoja video, gjyshes së tij, prindërve të mi, vjehrrës sime, të gjithë më thanë, po e ekzagjeron, se duhej të ndaloja së shikuari lajmet e reja dhe se ato po më bënin paranojake”, shtoi tutje ajo.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, vetëm në muajt shkurt 2020 deri në mars 2021, nga Covid19 në Brazil, kanë vdekur rreth 852 fëmijë deri në moshën nëntë vjeçare, ku 518 nga viktimat janë në moshën një vjeçare./21Media