Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 512 raste me Covid-19, që është shifër rekorde.

Këto raste kanë rezultuar pozitive nga testimi i 7.425 mostrave. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur vetëm një person si pasojë e COVID-19.

Në Serbi nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 37.120 raste, ndërkohë kanë vdekur 781 persona.