Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon numërimi: LVV me  42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

(Lajm i përditësuar)

Përfundon numërimin: LVV me  42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

Përfunduar  numërimin e të gjitha kutive të votimit në nivel vendi për zgjedhjet parlamentare, me rezultatet e fundit që tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para .

Sipas të dhënave të publikuara, janë numëruar 2,498 nga 2,498 kuti votimi, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 37.05 për qind, me 726,071 votues që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga gjithsej 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 299,152 vota ose 42.91 për qind të votave të vlefshme, duke ruajtur epërsinë ndaj partive tjera politike.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 147,220 vota ose 21.12 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 122,575 vota, që përbëjnë 17.58 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,917 vota ose 7.16 për qind, duke u renditur e katërta.

Lista Serbe ka marrë 43,071 vota ose 6.18 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka fituar 5,337 vota ose 0.77 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa procesi i numërimit tashmë ka arritur në 99.44 për qind të votave të përpunuara, apo janë numëruar 2.484 nga 2.498 kuti votimi.

Sipas rezultateve të publikuara deri tash, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 për  qind ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 për qind apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind apo 49.712 vota.

Pas përfundimit të këtyre votave, pritet të nis procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Numërimi arrin në 99.40%, kjo është renditja aktuale e partive

Procesi i numërimit të votave ka arritur në 99,40 për qind derisa KQZ po publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me 42,92 për qind të votave, ose 297,286 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) rendit e dyta me 21,06 për qind, përkatësisht 145,873 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 17,61 për qind ose 121,956 vota. Derisa Aleanca renditet e katërta me 7,17 për qind të votave, që përkthehen në 49,693 votaKjo është renditja aktuale e partive.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button