Deri në orën 17:21 sipas raportimit të KQZ-që në Shqipëri, janë numëruar 2961 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 418888 vota ose 49%.

PD-AN ka marrë 336935 vota ose 39.37% .

LSI në rang vendi ka marrë 59588 vota ose 6.99%.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 18013 ose 2.11%.

Vijon procesi i numërimit në tërë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 2238 kuti për të hapur./oranews