Kur janë numëruar 3677 kuti nga 5199 në rang vendi, sipas përditësimit të KQZ-së në Shqipëri në orën 21:11, rezulton se janë numëruar 70% e votave.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 523859 vota ose 48.86%, me 73 mandate.

PD-AN kanë marrë 420690 vota ose 39.23%, konvertuar në 60 mandat në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 73250 vota ose 6.83%, konvertuar në 5 mandate gjithsej.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 23873 vota ose 2.23%, konvertuar në 2 mandate.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS deri më tani ka rënë një mandat, PD është rritur 17 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 14 mandate, si dhe PSD ka pësuar rritje me një mandat./oranews