Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat nga numërimi i 3751 qendrave të votimit ose 72.16%, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga numërimi i deritanishëm në 3751 qendra votimi nga 5199 sosh, Partia Socialiste ka marrë 533.865 vota ose 48.78%, Partia Demokratike 427.347 ose 39.05%, Lëvizja Socialiste për Integrim 74.380 ose 6.8%, PSD 24.929 vota ose 2.28%.

Përkthyer në mandate për momentin PS ka 75, PD 57, LSI 5 dhe PSD 3.