Procesi i numërimit të votave në Shqipëri ka vijuar me ritme të ulëta në orët e natës.

Në orën 04:30, pasi janë numëruar 85% e kutive, vazhdon të kryesojë Partia Socialiste, e cila, sipas projeksionit aktual, mund të marrë deri në 72 mandate, PD 59, LSI 6 dhe Partia Socialdemokrate 3.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 633 814vota – 48,63%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 510 818 vota – 39,19%

Lëvizja Socialiste për Integrim 89 155 vota – 6,84%

Partia Socialdemokrate 29 276 vota – 2,25%

Nisma Thurje 8356 vota – 0,64%

Bindja Demokratike 7046 vota – 0,54%

Lëvizja për Ndryshim 6582 vota – 0,5%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 3939 vota – 0,3%

Partia Lëvizja e Re 3717 vota – 0,29%

Partia Aleanca Demokracia e Re 3194 vota – 0,25%

Partia Balli Kombëtar 1673 vota – 0,13%

Aleanca Bashkimi Popullor 1335 vota – 0,1%.