Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar rezultatet nga numërimi i 5151 qendrave të votimit nga 5199 sosh.

Partia Socialiste konfirmohet forcë e parë politike në Shqipëri me 756 048 vota ose 48.5% që i sigurojnë 74 mandate në Kuvendin e ri me 140 ulëse.

Partia Demokratike renditet e dyta me 613 748 vota ose 39.37% me 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 106 226 vota ose 6.81% gjithsej 4 mandate, dhe Partia Socialdemokrate 35392 ose 2.27% që i sigurojnë 3 mandate.

Të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit e shfrytëzuan 1 551 921 votues ose 45.72%.