Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri sonte ka publikuar të dhënat nga numërimi i 3903 qendrave të votimit ose 75.09%, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga numërimi i deritanishëm në 3903 qendra votimi nga 5199 sosh, Partia Socialiste ka marrë 556.518 vota ose 48.72%, Partia Demokratike 446.666 ose 39.1%, Lëvizja Socialiste për Integrim 77.793 ose 6.81%, PSD 25.944 vota ose 2.27%.

Përkthyer në mandate për momentin PS ka 74, PD 58, LSI 5 dhe PSD 3.