22 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Mal të Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj periudhe janë marrë 267 mostra, nga të cilat 22 ishin pozitive, transmeton gazeta ‘Vijesti’ në Podgoricë.

Më herët këtë mëngjes, u konfirmuan gjashtë raste të reja. Aktualisht ka 87 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi.