Numri i përgjithshëm i personave pozitivë në koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 6 mijë e 209.

Për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 484. Gjatë 24 orëve të kaluara nga ky virus humbën jetën 12 persona, me çka numri i atyre të cilët e humbën betejën me sëmundjen tani është 298.

Dy të punësuar në spitalin e Kumanovës, përsëri janë pozitiv në Kovid-19, pasi paraprakisht në fillim të pandemisë e kaluan sëmundjen.

Në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 20 pacientë të moshuar pozitiv në Covid-19, dy fëmijë pozitivë dhe katër me simptoma të virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 14 pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 136. Në aparat respirator janë 11 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 41 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 32 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 78 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Covid-19.

Në Shkup deri më tani janë diagnostikuar me virus korona 3006 persona, ndërsa aktivë janë 1986, prej të cilëve më së shumti në komunën Çair rreth 420, pastaj vijnë Aerodromi, Buteli, Gazi Baba, Saraji, Qendra, Karposhi, Gjorçe Petrovi, ku numri lëviz prej 100 deri 150 të infektuar.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Shkup është në rënie të vazhdueshme, por kemi raste të reja në rrethinën e Tetovës, atë të Gostivarit, Shtipit, Resnjës dhe Manastirit. Kjo akoma mban numrin e të infektuarve pak më të lartë. Faktori i transmetimit që nga dita e djeshme përfshirë fundjavën kur kemi bërë analizën e fundit është nën 1 dhe është shumë e rëndësishme që ajo të qëndrojë në atë mënyrë. Absolutisht të gjitha rastet janë rezultat i mosrespektimit të masave. Duhet ta kuptojnë se vetëm duke respektuar masat do të dalim nga kjo krizë”,deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës së djeshme në Institutin për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Femijët – Kozle, që është qendra e re e Covid.

Ai dje bëri të ditur se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e lejoi protokollin për organizimin e ngjarjeve publike të cilin javën e kaluar e propozuan përfaqësues të Shoqatës së Muzikantëve dhe organizatorë të ngjarjeve. Nga Komisioni është sjellë leje që të organizohen ngjarje publike me atë që vendi duhet të jetë i mbushur jo më shumë se 50 për qind të kapacitetit ku do të organizohet ngjarja./TV21