Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaloi sot shifrën mbi 19 milionë, raporton CNN.

Universiteti ‘Johns Hopkins’ njofton se kishte të paktën 19.000.572 raste të koronavirusit dhe se të paktën 332.145 njerëz të prekur me Covid-19 kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë për nga numri i vdekjeve, por edhe për nga numri i pacientëve me Covid-19.