Në Malishevë 70 persona janë prekur nga koronavirusi

Në Malishevë 70 persona janë prekur nga koronavirusi

Sipas konfirmimit zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe dy persona të tjerë nga Malisheva të infektuar me koronavirus  janë shëruar dhe me këtë numri i të shëruarave rritet në 23.

“Shërimin e dy personave nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar drejtori i IKSHP-së, prof.Naser Ramadani, në komunikim me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha”, thuhet në komunikatën e komunës së Malishevës.

Sonte, përveç konfirmimit për të shëruar, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19, nga Malisheva.

Në Malishevë numri i përgjithshëm i të prekurve është 70 kurse, 23 janë shëruar dhe 1 ka vdekur. /21Media