Numri i njerëzve në të gjithë botën që kanë vdekur nga Covid-19 ka kaluar një milion.

Raporti nga Universiteti Johns Hopkins tregon se vdekjet në SHBA, Brazil dhe Indi përbëjnë gati gjysmën e totalit.

Ekspertët paralajmërojnë se shifra e vërtetë është ndoshta shumë më e lartë, transmeton rtv21.tv.

Zhvillimi vjen gati 10 muaj pasi lajmet për koronavirusin filluan të dilnin nga Wuhan në Kinë.

Pandemia është përhapur në 188 vende me më shumë se 32 milionë raste të konfirmuara. Bllokimet dhe masat e tjera për të ndaluar përhapjen e virusit kanë dërguar shumë ekonomi në recesion.

Ndërkohë, përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë efektive po vazhdojnë, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrijë në dy milionë para se një e tillë të jetë gjerësisht e disponueshme./21Media