Të dhënat aktuale sa i përket gjendjes me Covid-19 në Kosovë u publikuan sot në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zema j tha se numri i vdekjeve ende mbetet i lartë, ani pse numri i të infektuarve ka rënë.

Zemaj bëri të ditur  rangimin e komunave, marrë parasysh numrin e personave të infektuar.

“Janë vetëm 16 komuna në zonë të kuqe, 9 komuna në të verdhën, gjelbër kanë kaluar 13 komuna”, tha ai.

Tutje ministri tha se spitalet janë mbi-ngarkuar, për çka bëri thirrje për kujdes të qytetarëve.

E, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani  tregoi për numrin e personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 1775 pacientë, nga të cilat 590 rezultojnë pozitiv, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur betejën. Mbi 45 mijë persona të infektuar deri më tani.”, tha ai.

Ndërsa , ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi

“Këtyre ditëve numri i pacientëve te shtritë ka kaluar numrin 1000. Sot kemi rreth 900 persona të hospitalizuar. Prej tyre 40 pacientë janë në gjendje më të rëndë, që ne e vlerësojmë kritike. Përkundër këtij numri ShSKUK ia ka arritur që të ofrojë shërbime. Po ashtu, ShSKUK vazhdon të sigurojë se do të sigurojmë te gjitha barnat dhe produktet e nevojshme dhe shtretër për ata që kanë nevoje të shtrihen”, shtoi ai në konferencën për media.