Edhe 218 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit Francë, duke e çuar numrin e viktimave në 24 mijë e 594, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Numri i viktimave shënoi një rritje të vogël nga dita paraprake, por në dy javët e fundit numri i viktimave ka rënë gradualisht.

Ky është vendi i katër në Evropë me numrin më të madh të viktimave, pas Italisë, Britanisë së Madhe dhe Spanjës.

Franca do të fillojë me lehtësimin e masave nga 11 maji, ndonëse vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme në transportin publik dhe në shkolla./21Media