Numri i viktimave në Turqi e Siri vazhdon të rritet

(Lajm i përditësuar)
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në 7 mijë e 726.
Në një përditësim të martën, nënpresidenti turk Fuat Oktay tha se të paktën 5 mijë e 894 njerëz kanë humbur jetën dhe 34 mijë e 810 të lënduar në Turqi.
Në Siri, janë raportuar të paktën 1 mijë e 832 vdekje dhe 3 mijë e 849 të lënduar.
Të paktën 16 mijë e 139 ekipe janë duke punuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, me ekipe të tjera ndërkombëtare që do të shtohen, tha Oktay.
Turqia dhe Siria përjetuan një nga tërmetet më vdekjeprurëse në 20 vjetët e fundit
Turqia dhe Siria po tronditen ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet pas tërmetit të së hënës me magnitudë 7.8, me më shumë se 7,000 njerëz të raportuar tashmë të vdekur në të dy vendet.
Në krahasim me tërmetet e tjera të mëdha në mbarë botën, tërmeti dhe cunami në Japoni i vitit 2011 – në të cilin më shumë se 22,000 njerëz vdiqën ose u zhdukën – regjistroi një magnitudë prej 9.1 ballë.
Ai incident la një shkatërrim të gjerë pas tij, pasi muret e ujit mbuluan qytete të tëra, tërhoqën shtëpitë në autostrada dhe shkaktuan katastrofën më të keqe në vend.
Një vit më parë, në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 7.0 në Haiti vlerësohet të ketë vrarë nga 220,000 deri në 300,000. Rreth 300,000 njerëz të tjerë u lënduan dhe miliona u zhvendosën.
Në vitin 2004, një tërmet me një magnitudë të vlerësuar prej 9.1 ballë goditi bregdetin e Sumatrës, Indonezi, duke shkaktuar një cunami që la 227,898 njerëz të vdekur ose të listuar si të zhdukur dhe të supozuar të vdekur.
Tërmeti më i fortë i regjistruar ishte me magnitudë 9.5 ballë në Kili në vitin 1960, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Mbi 7000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar mbi 7 mijë e 266.
Organizata vullnetare e Sirisë, Helmetat e Bardha, të njohura gjithashtu si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka përditësuar numrin e të vdekurve në Sirinë veriperëndimore në 1020 në zonat e kontrolluara nga opozita. Sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 812 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria. Kjo e çon numrin total të të vdekurve në Siri në të paktën 1,832.
Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në një konferencë për shtyp të martën se numri i të vdekurve në Turqi tani është 5,434.
Shkon mbi 6,300 numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri tani është më shumë se 6,300 njerëz të vdekur.
Autoritetet thonë se më shumë se 4,500 njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa më shumë se 1,800 njerëz raportohet të kenë vdekur në Siri.
Të paktën 30,474 persona janë lënduar në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane./21Media

Back to top button