Sulmi tragjik në Kanada

Sulmi tragjik në Kanada

Policia kanadeze ka njoftuar se numri i përgjithshëm i personave të vrarë në sulmin masiv që e ndërmorri një sulmues i armatosur ka shkuar në 22 pasi u gjetën edhe disa trupa të pajetë.

Zyrtarët policorë të Kanadasë më parë kishin paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritetet, sepse hetuesit ishin duke kërkuar viktima të mundshme në disa shtëpi, të cilave u ishte vënë zjarri qëllimisht nga sulmuesi.

Nëse përfshihet edhe sulmuesi, numri i të vdekurve ka shkuar në 23. Në mesin e viktimave që u identifikuan së voni ishin një grua që kishte dalë për të ecur, një punëtor i shtëpisë së kujdesit dhe një zjarrfikës vullnetar, transmeton rtv21.tv.

Autoritetet ende nuk e kanë gjetur motivin e sulmit, por thanë se sulmuesi e kishte menduar mirë veprimin para se ta kryente atë. Ai ishte veshur si polic dhe veturën e kishte bërë të dukej si të ishte e policisë.

Ky ishte sulmi masiv më i rëndë që e ka përjetuar Kanadaja në historinë moderne të saj. Sulmet me armë në këtë shtet janë mjaft të rralla dhe ligjet për mbajtjen e armëve janë shumë më të rrepta se në Shtetet e Bashkuara./21Media