Në "Debat Pernime" u shplason plan programet e kandidatëve për kryetar të Pejës

Në “Debat Pernime” u shplason plan programet e kandidatëve për kryetar të Pejës

Reshat Nurboja kandidat për kryetar në komunën e Pejës, nga Alternativa, tha se plan programi i tij i ka të parapara 30 prioritete.

Nurboja tha se prioriteti i parë i Alternativës do të jetë shkëputja e qeverisjes në komunën e Pejës, nga siç tha ai grupet apo klanet korruptive.

Prioritet i dytë i tyre, Nurboja tha se do të jetë e domosdoshme të krijohet një kuvend komunal i diasporës të Pejës, e cila tha se do të jetë ndërlidhje midis Pejës dhe diasporës dhe njëkohësisht tha se do të jetë si forcë lobuese për të sjellur fonde, shkruan rtv21.tv

Nurboja po ashtu e përmendi edhe punësimin si një problem të madh në këtë komunë, për të cilin tha se do ta formojnë një fond komunal në një fond nga komuna prej 1 milion eurove.

Nurboja tha se do ta bëjnë kthimin e pronave të uzurpuara komunale, kjo pasi ai tha se në qendër të Pejës pothuajse 30 për qind të pronave janë të uzurpuara nga bizneset, restorantet, hotelet, apo nga ndërtesat e larta private./21Media