Nushi thotë se Qeveria është totalisht në shërbim të KEDS-it

Partia Socialdemokrate ka vendosur sot letra ngjitëse me logon e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike- KEDS dhe të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike-KESCO, në veturat zyrtare të Qeverisë së Kosovës.
Nol Nushi nga PSD ka thënë se me financat që po i ndahen kësaj kompanie po i bëhet padrejtësi buxhetit publik.
Sipas tij, në këtë periudhë me krizë energjetike vetëm KEDS po i vazhdon përfitimet ndërsa qytetarët po humbin.
“Tashmë kjo qeveri është totalisht në shërbim të Korporatës së Distribucionit të Energjisë-KEDS-it, dhe sot këto vetura të qeverisë dhe punëtorëve të kësaj qeverie nuk janë më vetura të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve mirëpo këto muaj të dimrit kanë qenë totalisht vetura dhe zyrë në shërbim të KEDS-it. Për ne është e papranueshme qysh një qeveri e tërë vihet në kontrollin e një kompanie private dhe shantazhohet totalisht nga ajo”, ka thënë ai.
Tutje, Nushi ka deklaruar se janë në pritje të vendimit të ZRRE-së lidhur me çmimin e energjisë elektrike./21Media

Back to top button