Nusja u tregoi që nuk do të ketë dasmë

Nusja u tregoi që nuk do të ketë dasmë

Një nuse australiane, e quajtur Casey zgjodhi hakmerrjen më të mirë që meritonte i dashuri i saj, Alex pasi mori vesh se ai ishte në një lidhje me një femër tjetër.

Një natë para se ata të martoheshin, nusja po festonte natën e beqarisë ndërkohë i erdhën disa mesazhe në telefon nga dikush i panjohur.

Asaj i erdhën disa foto të të dashurit të saj me një femër tjetër dhe disa biseda romantike që ata kishin bërë me njeri-tjetrin. Në një nga këto mesazhe shkruante: Unë nuk do martohesha me një njeri të tillë, po ti do e bëje?

Nusja u shokua nga ato mesazhe. Edhe pse shoqëria e saj i tha të anulonte martesën, ajo nuk pranoi. Nusja vendosi që të shkonte në altar dhe ta turpërtonte atë para të gjithë familjarëve dhe të ftuarëve.

Pasi arriti në altar nusja u kthye para të gjithëve dhe tha se nuk do ketë dasmë. Hodhi tufën me lule që pati në dorë dhe nxori telefonin e lexoi mesazhet që Alex ka shkëmbyer më atë femër.

Të gjithë ngelën të shokuar, ndërsa Alex mori shokun e tij të ngushtë dhe u largua direkt nga ceremonia.

Casey u shpjegoi mysafirëve të saj të dasmës se “Nuk do të ketë një ceremoni martese sot, por përkundrazi do të ketë një festë të ndershmërisë dhe pranimin e të vërtetës pavarësisht se mund të ishte e dhimbshme”./oranews