Dy shkolla në një rajon në Florida të SHBA-ve realizuan një sfidë të rëndësishme. Nxënësit mblodhën kuti me drithëra, numri i të cilave arriti në 15 mijë. Qëllimi i mbledhjes së tyre dhe më pas rrëzimi ishte që të nderonin një ish punëtor shkolle, i cili vdiq muajin e kaluar, e i cili derisa ishte gjallë kishte thënë se asnjë fëmijë nuk guxon të mbetet pa ushqim.

Sipas tyre, ky person i cili quhej Hulio kishte thënë gjithmonë se asnjë fëmijë nuk bën të mbetet i uritur. Falë tij, nga kjo sfidë e nxënësve do të kenë drithëra numër i madh fëmjësh.

Kjo sfidë u quajt “Julio’s Cereal Challenge”, dhe ajo u transemtua direkt në internet. Kutitë me drithëra më pas u shpërndanë në depotë e ushqimeve në vend, që tu dhurohen personave në nevojë.

Me rrëzim të këtyre kutive, nxënësit e këtyre shkollave njëherësh thyen rekordin botëror në këtë kategori, megjithatë ky rekord duhet të verifikohet. Rekordin e deritanishëm e mbajti Kansas City, me mbledhje, rënditje dhe rrëzim të 3, 990 kutive të drithërave./21Media