Nxirren trupat e pajetë të viktimave në Pozhoran
30 Dhjetor 2020
Policia dhe forenzika janë në vendin e ngjarjes në fshatin Pozheran të Vitisë ku ndodhi vrasje e katërfishtë.Ata nxorën trupat e vitkimave të cilët sic ka njoftuar Prokuroria Themelore e Gjilanit do të dërgohen për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria po ashtu ka konfirmuar se një person ka vrarë dy fëmijët e tijë (djemë), gruan dhe më pas veten
Për rastin tragjik i cili ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Ai ka shprehur ngushëllime, duke shtuar se Institucionet komunale janë të prekura thellë për këtë ngjarje./21Media