Nystreti uron vajzën: U gëzuam kur linde dhe ai gëzim po na përcjell edhe sot
2 Qershor 2020
Njëra ndër familjet më të përfolura të showbizit kosovar, pa dyshim se është ajo e këngëtarit të njohur Nystret Muqiqit, pasi që në këtë familje përpos Nystretit që merret me muzikë është edhe gruaja e tij Merita dhe djali Albatriti, që të tre janë shumë të dashur për publikun shqiptar.
Data e sotme për këtë familje është e shënuar pasi që vajza e madhe e Nystretit dhe Meritës Albiona feston ditëlindjen.
Me këtë rast, Nystreti përmes një postimi në Facebook e uroi Albionën me fjalët më të mira.
”Urime ditlindjen vajza ime Albiona, u gezuam shume kur linde dhe ai gezim po na percjell edhe sot e qdo dite. Te don babi shume”, ka shkruar Nystreti në Facebook.
Kujtojmë se, Merita dhe Nystreti së bashku kanë tre fëmijë, Albatritin, Albionën dhe Enean. /21Media