“O jeta ime”, Ledri nuk i mbajti lotët nga “prank-u” i Sarës
25 Nëntor 2020
Pritjen e ëmbël Sara Hoxha e ka shijuar në maksimum në çdo moment.
Ajo dhe partneri i saj, Ledri Vula, po numërojnë ditët kur do të bëhen prindër për herë të parë.
Para se vogëlushja të vijë në jetë, Sara po e shfrytëzon shtatzëninë për të ngacmuar Ledrin dhe argëtuar ndjekësit e saj në të njëjtën kohë, shkruan rtv21.tv
Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një video “prank” apo “lojë”, në të cilën bëhet kinse i plasën ujrat, një situatë që tregon fundin e shtatzënisë.
Ledri i ka emocionuar të gjithë adhuruesit e dyshes me reagimin e tij, teksa nuk munguan as lotët e gëzimit./21Media
View this post on Instagram