Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka publikuar listën e këngëve të cilat po i dëgjon aktualisht. Në mesin e tyre është edhe “Un dia”, bashkëpunimi i J Balvin me yllin shqiptar, Dua Lipa, që po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”, ka shkruar Obama në një postim në Twitter./21Media