Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe paraardhësi i tij, Barack Obama, kanë drejtuar akuza njëri-tjetrit gjatë tubimeve.

Duke folur në një tubim zgjedhor në Filadelfia në emër të Bidenit, që dikur e kishte zëvendës, Obama i drejtoi kritikat më të ashpra deri më tani ndaj pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Obama e krahasoi Trump me një “xhaxha të çmendur” dhe tha se ai u jep ndihmë racistëve, transmeton rtv21.tv.

Në Karolinën e Veriut, presidenti republikan u tall me ish-presidentin Obama për gabimin në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.
Edhe 13 ditë kanë mbetur deri në këto zgjedhje.

Biden mban një epërsi të fortë në shkallë vendi. Por, diferenca është më e pakët në një numër të madh shtetesh të SHBA-ve që mund të shkojnë në të dyja anët dhe përfundimisht të vendosin rezultatin më 3 nëntor.

Amerikanët po votojnë me një ritëm rekord këtë vit, 42 milionë kanë hedhur votat e tyre si me postë ashtu edhe fizikisht./21Media