Objektet fetare ukrainase të rrënuara nga luftimet

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka dëmtuar ose shkatërruar të paktën 59 objekte fetare në të gjithë vendin që nga fillimi i pushtimit të saj.
Ato përfshijnë një katedrale ortodokse me kambanën e saj të copëtuar, një shkollë hebraike të goditur nga bombardimet dhe kishat famullitare të mbetura pothuajse tërësisht të rrafshuara.
Synimi i monumenteve historike dhe vendeve të trashëgimisë kulturore është një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar, sipas Konventës së Hagës, transmeton rtv21.tv.
Rusia mohon të ketë shënjestruar infrastrukturën civile, por BBC ka identifikuar një numër objektesh fetare që kanë pësuar dëmtime./21Media

Back to top button